Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me konkurrentët e parë të “Dance With Me” edicioni i tretë

June 08
15:15 2016

Edhe pse herët, përgatitjet për sezonin e ri të “Dance With Me” tashmë kanë filluar.

Të gjithë janë kuriozë të dinë se cilët do të jenë personazhet që do të formojnë kastin prej 14 anëtarësh këtë vit në spektaklin e kërcimit në Tv Klan. Nga burime të brendshme për Blitz.al, mësohet se njëra nga konkurrentet do të jetë këngëtarja  nga Kosova, Fjolla Morina.  Ajo është personi i parë i zbuluar deri tani edhe pse thuhet se në diskutim është  dhe pjesmarrja e Alban Hoxhës, portierit të Partizanit.

Na mbetet vetëm të presim, për të mësuar se cilët do të jenë personazhet e tjerë që do të vallëzojnë mbrëmjet e të hënave në Klan.

Shperndaje