Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Njihuni me Khoudia-n, modelen me lëkurë “të errët”, dikur viktimë e bullizmit…

(Foto) Njihuni me Khoudia-n, modelen me lëkurë “të errët”, dikur viktimë e bullizmit…
October 26
15:42 2016

Modelja senegaleze, Khoudia, e cila jeton në Paris, sot është shumë e vlerësuar, por dikur ka vuajtur prej bullizmit dhe kritikave të njerëzve që e rrethonin për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Një prej pseudonimeve që kishte kur ishte e vogël ishte “Darky” ose “vajza e natës”.

Pavarësisht atyre që ka përjetuar, Khoudia ka kuptuar se komentet e të tjerëve nuk duhet ta prekin dhe për këtë ka vendosur të besojë në vetvete.

Modelja ka vetëm 2 vite eksperiencë, por deri tani ka treguar se mund të bëhet shumë e famshme në botën e modës.

Senegalezja, e cila e quan veten “Perëndeshë e melaninës” dhe në Instagram është e ndjekur nga më shumë se 20 mijë njerëz.

Sipas Khoudia-s, bukuria qëndron në aftësinë për t’u dalluar nga masa dhe për t’u ndier rehat me veten, edhe pse gëzon një trup të mrekullueshëm dhe një buzëqeshje të veçantë. /Blitz.al/

mo1

mo2

mo3

mo5

mo6

mo7

Komento
Shperndaje