Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me figurat e njohura publike që me një postim në rrjete sociale “rrënuan” kompanitë më të fuqishme 

Njihuni me figurat e njohura publike që me një postim në rrjete sociale “rrënuan” kompanitë më të fuqishme 
February 25
16:12 2018

Jetojmë në botën e ‘influencers’ (siç e quajnë amerikanët) ose ndryshe, thënë në shqip, të njerzve që arrijnë të ndikojnë zgjedhjet apo preferancat e një mase të konsiderushme njerzisht. Shumica prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë gjë sot nëpërmjet rrjeteve sociale, ndaj dhe është kaq e nevojshme për personazhet e njohur si në Shqipëri por ashtu edhe jashtë vendit, që të kenë sa më shumë ndjekës. Por jo domosdoshmërisht të kesh shumë ndjekës të bën të kesh ndikim në botë. Duhet me patjetër që ata të cilët të ndjekin të të besojnë, njësoj siç besojnë familjen Kardashian.

Një nga lajmet më të fundit që ka qarkulluar këto ditë është se mjaftoi një status i Kylie Jenner në Tëitter kur tregonte se versioni i ri i aplikacionit Snapchat e ka bërë shumë të mërzitshëm eksperiencën aty, për t’i kushtuar kompanisë miliarda humbje pasi njerzit e besojnë masivisht atë çka thotë Kylie dhe veprojnë si ajo.

Megjithatë Kylie nuk është e vetmja që e përdor këtë taktikë.

Në 2016, presidenti i sotëm i SHBA-ve, Donald Trump shkroi një status kundër shërbimit të kompanisë ajërore Boeing, duke bërë që kompania të kishte një humbje prej 2 miliard dollarësh vetëm nga kjo. Të njëjtën gjë Donald Trump bëri në 2017 duke akuzuar kompaninë e makinave Toyota sepse nuk ishin treguar të sjellshëm mjaftueshëm kur vajza e tij Ivanka kishte shkuar për të blerë një makinë. Plot 1.2 miliard humbje pati kompania vetëm nga kjo pakënaqësi.

Moderjatorja Oprah Winfrey është gjithashtu një nga influencueset më të mëdha të botës. Ajo i kushtoi shumë kompanisë ëirght ëatchers, kompania që kujdeset për të trajnuar persona të ndryshëm që kanë probleme me peshën. Një fjalim që Oprah mbajti në Golden Globes ku ju tregonte njerzve ta donin veten ashtu siç ata janë, u bë aq virale sa askush s’dëshironte më të humbte peshë, duke i kushtuar kompanisë në fjalë një ulje prej 3 milion dollarësh brenda muajit.

Michelle Obama, ish Zonja e Parë e SHBA-ve gjithashtu është një person shumë i besueshëm. Kur Michelle hoqi dorë nga kostumet Versace, për të veshur një tjetër linjë, kompania pati një ulje prej 1 milion dollarësh menjëherë.

Mesazhi është i qartë: Kompanitë e mëdha nuk po investojnë më tek reklama, por tek heqja e çdo mundësie që një person me influencë mund t’i bëjë anti-reklamë, sidomos në rrjete sociale. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje