Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me fenomenin kosovar në Instagram: Ja si u bëra e famshme!

November 17
19:29 2016

 

 

Kushdo që ka një llogari personale në Instagram e ka vizituar të paktën një herë profilin e Erza Mehmetajt, 10-vjeçarja e njohur për videot ku shfaq talentin në të kërcyer.

Ajo ishte e ftuar ditën e sotme në programin “Pasdite në Top Channel”, ku ka folur për pasionet e saj dhe se si ka nisur i gjithë  ky “rrugëtim” në këtë rrjet social.

Fillimisht, Erza është shprehur se e sheh veten si valltare, por në të ardhmen pse jo mund të jetë edhe një këngëtare. “Katalizatori” që ka çuar në shfaqjen e 10-vjeçares në këtë rrjet social është halla e saj, e cila kishte provuar t’i bënte një video vajzës e më pas kishte kuptuar se mbesa e saj duhej ta shfaqte kudo talentin e saj.

Tashmë ajo numëron 84 mijë ndjekës dhe videot e saj janë pëlqyer edhe nga Shakira.

Suksese Erza!

Komento
Shperndaje