Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me bukuroshen që fitoi “Miss Shqipëria” 2017

Njihuni me bukuroshen që fitoi “Miss Shqipëria” 2017
June 18
15:35 2017

Mes emocioneve dhe spektaklit që kaploi qytetin përreth një javë qëndrimi në Tepelenë, bukuroshet e “Miss Shqipëria” zhvilluan mbrëmë sfilatën finale, ku dhe u shpall vajza që do të mbante kurorën për vitin 2017.

“Miss Shqipëria” 2017 u zgjodh 16-vjeçarja Alesia Çoku.

Ajo është nga qyteti i Tiranës, brune dhe 181 cm e gjatë.

Ndërkohë gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet “Miss Interneti”, “Miss Press” dhe “Miss Miqësia”.

Gjatë këtij spektakli, i pari për madhësinë dhe llojin e formatit në këtë qytet, vajzat vizituan gjithë zonën e Tepelenës për të gërshetuar kështu dhe promovuar më së miri bukurinë e tyre natyrale me atë të natyrës së pazbuluar në Tepelenë.

Me pjesëmarrje si asnjëherë, qendra e qytetit e mbushur plot nën shoqërinë e tingujve drithërues dhe muzikës së artistëve të ftuar si dhe dritave shumëngjyrëshe, kjo natë s’mund të mos ngelej në memorien spektatorëve të cilët kishin ardhur thuajse nga çdo qytet i Shqipërisë.

Me një bukuri klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, Alesia u ul në fronin e më të bukurës.

Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo, u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira.  /Blitz.al/

    

Shperndaje