Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me artistet që pikturojnë pamje nga videoja seksi e Kim Kardashian

August 10
17:48 2016

Edhe pse duket sikur Kim Kardashian e ka lënë pas krahëve historinë e videos që regjistroi me Ray J, persona të tjerë as nuk kanë ndërmend ta harrojnë.

Allie dhe Lexi Kaplan, dy artiste nga Los Angeles, kanë filluar të pikturojnë skenat e seksit që shfaqen në videon e famshme të këngëtarit dhe ish-bashkëshortes së tij.

Pse po e bëjnë këtë? Së pari, e kanë pasion të pikturojnë dhe së dyti, po e bëjnë për qejf.

Dy motrat nuk po pikturojnë vetëm Kim dhe Ray, por edhe veten e tyre në disa prej pikturave sepse, sipas tyre, është thjesht qejf.

Pikturat do të shfaqen në një ekspozitë të quajtur “Make me famous/Më bëj të famshëm” dhe përveç pikturave të Kim, do të ketë edhe piktura të momenteve të tjera kontroverse në botën e showbizz-it.

Ideja për ta bërë këtë gjë ishte e Allie-t, e cila shprehet: “Ishte e gjitha ideja ime. Ia thashë motrës dhe ramë dakord që ta bënim”.

Paçka se ato e quajnë art, ka shumë persona që e cilësojnë këtë thjesht si pornografi.

 

Shperndaje