Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njeriu më i pasur në botë ndahet nga bashkëshortja pas 25 vitesh martesë

Njeriu më i pasur në botë ndahet nga bashkëshortja pas 25 vitesh martesë
January 10
14:38 2019

Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie janë duke u divorcuar pas 25 vitesh martesë, sipas një prenoncimi që vetë CEO-ja i “Amazon” ka bërë në llogarinë e tij në Twitter.

“Duam ti njohim njerëzit me një zhvillim të ri që ka ndodhur në jetën tonë. Siç familja dhe miqtë tanë të afërt e dinë, pas një periudhë të gjatë eksplorimi në dashuri dhe ndarje, kemi vendosur të divorcohemi përfundimisht dhe të vazhdojmë të jemi miq. Ndihemi jashtëzakonisht me shumë fat që e kemi gjetur njëri tjetrin dhe shumë mirënjohës për çdo vit që kemi qëndruar të martuar. Nëse do na kishin thënë para 25 vjetësh që do të ndaheshim, sërish do të ishim martuar. Kemi pasur një jetë të mrekullueshme si një çift i martuar, dhe gjithashtu shohim një të ardhme shumë të mirë përpara nesh, si prindër, shokë dhe partner në biznes. Pavarësisht ndryshimeve ne vazhdojmë të mbetemi familje dhe shokë të mirë. Jeff & MacKenzie. “


Ata kanë 4 fëmijë dhe historia e tyre ka nisur përpara se Jeff të themelonte “Amazon”, kompani që e bëri njeriu më të pasur në botë, me të ardhura që i kalojnë 137 miliardë dollarët. Filliisht MacKenzie ishte një nga punonjëset e para të kësaj kompanie, por më pas u bë partnerja e tij në biznes. Kujtojmë që vitin e kaluar çifti lajmëroi se do të dhuronin 2 miliardë dollarë për disa organizata jofitimprurëse bamirësie, donacione të cilat ata i bëjnë herë pas here për të ndihmuar kryesisht fëmijët të arsimohen. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje