Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Njerëzit e bardhë t’a shpifin “- këngëtarja e njohur shokon me deklaratën raciste

“Njerëzit e bardhë t’a shpifin “- këngëtarja e njohur shokon me deklaratën raciste
November 08
20:09 2018

Sinead O’Connor vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes që pas konvertimit të saj në fenë islame. Ajo ka ndryshuar emrin në Shuhada Davitt, dhe ditën e djeshme ka shkaktuar shumë debat me postimin e saj në Twitter:

“Më vjen shumë keq. Çfarë do them tani është diçka shumë raciste që nuk e mendoja kurrë se shpirti im mund ta ndjente. Por realisht nuk dua të kaloj kurrë më kohë me njerëzit e bardhë (nëse quhen kështu jo-mysliman). Për asnjë moment, për asnjë arsye. Ata janë të shpifur.”

Kjo deklaratë raciste e këngëtares ka shokuar ndjekësit e saj, të cilët kanë reaguar menjëherë. Disa e kanë kundërshtuar edhe duke cituar pjesë nga profeti Mohammed:

“Nuk ka superioritet të një arabi ndaj një jo-arabi, as një jo-arab ndaj një arabi. As të bardhët nuk janë superior ndaj atyre me ngjyrë, as ata ndaj të bardhëve”

Edhe pas këtyre komenteve , Sinead tashmë Shuhada,vazhdoi të postojë “tëeets” të tjera duke mos i interesuar opinioni i tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje