Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Njëra nga motrat largohet nga reality show “Keeping Up With The Kardashians”

Njëra nga motrat largohet nga reality show “Keeping Up With The Kardashians”
November 08
14:28 2019

DUket e pabesueshme por ja që një nga protagonistet e reality show më të dnjekur në Amerikë, “Keeping up with the Kardashians”, ka vendosur të largohet.

Bëhet fjalë për motrëne  madhe të klanit Kardashian- Jenner, Kourtney Kardashian.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për  “Entertainment Tonight” Kourtney konfirmoi se po bën një hap prapa në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj.

“Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18.”,- është shprehur Kourtney.

Nga ana tjetër Khloe dhe kIm janë shprehur se prezenca e motrës së tyre do të mungojë në këtë reality show por ndoshta në një të ardhme ajo vendos të rikthehet.

“Ne e duam Kourtney -n dhe do të na mungojë çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë e shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje. Ndihemi sikur është një derë rrotulluese, kështu që Kourtney mund të largohet dhe të kthehet. Të gjithë kthehen”, tha Khloe.

Share