Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njëlloj siç bëjnë shokët e ngushtë! Tuna ka dy fjalë për Ylli Limanin: “Faleminderit që m’ke duru!”

Njëlloj siç bëjnë shokët e ngushtë! Tuna ka dy fjalë për Ylli Limanin: “Faleminderit që m’ke duru!”
March 13
11:07 2019

Pak ditë më parë, Tuna ka mbajtur një koncert në filarmoninë e Maqedonisë ku ka promovuar albumin e ri “Fortuna”. Pjesë e këtij albumi do të jetë edhe Ylli Limani, me të cilin këngëtarja ka një miqësi mjaft të mirë.

Rikujtojmë se Tuna dhe Ylli përveç faktit që janë miq ata bashkëpunojnë së bashku dhe janë pranë njëri tjetrit në çdo moment. Pak më parë ajo ka publikuar disa foto me Yllin të shkëputura nga koncerti i saj dhe bën një dedikim për këngëtarin.

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit.
Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam!
A don hala, a don halaaaa”.

Nëpërmjet këtij dedikimi kuptojmë qartë ndikimin e madh që ka Ylli në jetën e Tunës ose anasjelltas, njëlloj siç ndikojnë shokët e ngushtë tek njëri tjetri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje