Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një vit pas kërkesës për divorc, flet Angelina Jolie: Ribashkim me Brad Pitt? Nëse ai ka zënë mend…

Një vit pas kërkesës për divorc, flet Angelina Jolie: Ribashkim me Brad Pitt? Nëse ai ka zënë mend…
September 21
12:59 2017

Sot u bë një vit që çifti hollivudian, Jolie–Pitt kanë parashtruar përpara insitucionit përkatës kërkesën e divorcit, që  siç dihet ende nuk është firmosur.

Por duket se dje Jolie, gjatë një interviste të dhënë për gazetën ‘Oggi’, ka dhënë një fije shpresë për gjithë fansat e panumërt të  cilët duan ta shohin përsëri çiftin të bashkuar, duke e lënë të hapur këtë mundësi.

E pyetur për një  mundësi ribashkimi, ajo ka thënë:

“Mund të ekzistojë një mundësi e tillë, në qoftë se shoh që gjërat po ecin në vijën e duhur dhe sigurisht nëse nga të gjithë kjo është vënë mend’, –  është  shprehur kështu Angelina, duke ju referuar Brad.

Ajo ka shtuar se është shumë e rëndësishme për të që të mos e mbushë zemrën me inat dhe urrejtje, pasi këtë gjë aktorja e ka cilësuar si shkatërruese. /Blitz.al/

Shperndaje