Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një trup hapësinor që do të përplaset me një asteroid, ky është plani i Nasa-s për të shmangur Armagendon

Një trup hapësinor që do të përplaset me një asteroid, ky është plani i Nasa-s për të shmangur Armagendon
January 10
23:39 2019

Çdo skenar që përfshin një asteroid gjigand që vjen me shpejtësi drejt tokës në të vërtetë ka vetëm tre rezultate. Ose çojmë Bruce Willis që ta shpërthejë, si tek filmi Armagendon, ose përplasim ndonjë gjë me të që ti devijojmë rrugën, ose na godet dhe vdesim të gjithë.

Duke qenë se opsioni i parë dhe i tretë qartësisht janë të vështira për tu realizuar, NASA është duke bërë punë kërkimore momentalisht se si mund të godasë një asteroid pa hyrë ende në orbitën e planetit tonë.

I njohur si DART (Tesi i dyfishtë i ridrejtimit të asteroidëve), plani përfshin goditjen e asteroidit me emrin Didymos me gjërësi 800 metra, në vitin 2021, që të ndryshojë drejtimin dhe mos të vijë drejt e në Tokë për tu përplasur. Në fakt Didymos nuk është në rrugë për tu përplasur me ne por që është duke ecur me një shpejtësi prej afërisht 21.726 km/h që siç mund ta merrni me mend është një shpejtësi shumë e madhe dhe mund të devijojë rrugën derisa të hyjë në orbitën tonë. Nëse një goditje ndodh, mundet jo vetëm që të shkaktojë një shfarosje masive por mund të shpërndajë në atmosferë një sasi pluhuri që do të bllokojë fotosintezën.

Quhet testi i dyfishtë i asteroidit pasi përfshin një trup të vogël hapësinor me një gjërësi prej 150 m, një tip “hëne”, që do të godasë asteroidin rreth 11 milionë km larg Tokës dhe të devijojë trajektoren e lëvizjes së tij, si rezultat i përplajses.

Nëse e keni parasysh lojën e bilardos, DART me fjalë të thjeshta është një lojë bilardoje galaktike. Gjithsesi shkenctarët e NASA-s saktësojnë se ky plan nuk është aspak si Armagendon, ai i filmit, sepse nuk po planifikohet një orë përpara për të fluturuar në hapsirë dhe për tu përplasur me një asteroid por një ndërhyrje e kontrolluar dhe një studim disavjeçar afatgjatë. Gjithsesi nëse keni dëshirë të ndjeheni njëherë në jetë si Bruce Willis me “I don’t wanna lose a thing” në sfond, mund të aplikoni tek NASA dhe të behni pjesë e këtij projekti. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje