Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër VIP i bashkohet skuadrës West-Kardashian

Një tjetër VIP i bashkohet skuadrës West-Kardashian
August 02
18:50 2016

Skuadrës së Kanye West dhe Kim Kardashian i është shtuar edhe një anëtar tjetër. As më pak e as më shumë, por Justin Bieber.

Këngëtari 22-vjeçar ka postuar sot një foto në Instagram, ku shfaqet duke folur në “FaceTime” me Kanye West. Përveç kësaj, Bieber shkruan: “Ç’kemi Taylor Swift?”

Kujtojmë se Taylor është shoqe e ngushtë me Selena Gomez, ish-të dashurën e Bieber-it, e pothuajse gjatë gjithë kohës 22-vjeçari ka qenë nën shënjestrën e Swift.

Prandaj kjo është diçka më se e kuptueshme nga ana Bieber-it. Jemi kuriozë se si do të reagojë Taylor.

Shperndaje