Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër sukses për Kledi Kadiun

August 05
11:37 2016

Kledi Kadiu dhe Carla Fracci

Balerini i njohur shqiptar, i cili ka vite që ushtron profesionin e tij në Itali, Kledi Kadiu duket se është në prag të një tjetër suksesi përsa i përket fushës profesionale. Kledi nuk ka dashur që të mbetet vetëm një balerin në Itali por ai ka vendosur të lërë gjurmën e tij e duke kontribuar në fushën e baletit me hapjen e shkollave të kërcimit atje.

Aktualisht balerini ka hapur disa shkolla duke nisur nga Roma dhe në disa qytete të tjera të Italisë. Olti Curri ka shkruar në fanpage-in e tij, se ky rrjet shkollash pritet të zgjerohet pasi në 10 shtator të këtij viti, Kledi do të inaugurojë hapjen e një filiali të ri në një nga qytezat më të bukura të vendit, Desenzano del Garda.

Ky inaugurim nuk do të jetë i zakonshëm pasi një nga të ftuarat e nderit të Kledit do të jetë edhe balerina më e madhe italiane e të gjitha kohërave, Carla Fracci. Kledi është njohur me balerinën legjendare rastësisht teksa ai zhvillonte një intervistë televizive. Por ky çast ka lënë shije të mirë tek të dy, të cilët kanë ruajtur kontaktet e kanë krijuar një shoqëri të mirë me njëri tjetrin.

Theksojmë se gjatë kësaj kohe që Kledi është marrë me përgatitjet e shkollës së re që do të nisë, ai nuk ka lënë pas dore edhe pjesëmarrjen në kastin përzgjedhës së talenteve të reja në Itali, që marrin pjesë në audicionet e Amici-t. Gjithashtu Kledi do të vazhdojë të jetë një nga mësuesit e kësaj shkolle televizive baleti  edhe për këtë sezon.

Një talent si Kledi Kadiu, i spikatur që në hapat e parë të karrierës së tij në Shqipëri, sigurisht që e kishte të garantuar rrugën e suksesit në Itali, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që Kledi të vazhdojë me këtë ritëm arritjesh! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje