Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër sukses për Dua Lipa-n në BritAwards, emocionohet këngëtarja: “Si është e mundur kjo”  

Një tjetër sukses për Dua Lipa-n në BritAwards, emocionohet këngëtarja: “Si është e mundur kjo”  
January 14
10:42 2018

Këngëtarja me origjine shqiptare Dua Lipa nuk di të ndalet me sukseset e saj. Ajo vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën  më të re të shoqëruar edhe me një videoklip e cila është pritur shume mirë nga publiku.

Duket se edhe 2018-ta do të jetë viti i saj. Dua është nominuar pesë herë në ceremoninë e përvitshme të BritAwards. Ajo ka lënë prapa emra të njohur si Ed Sheeran dhe do të jetë e nominuar për Depërtimin e Vitit në Britani, Albumin e Vitit, Femra e Vitit, Këngën e Vitit dhe Videon e Vitit. Të gjitha këto janë çmime të cilat kanë një rëndësi të madhe dhe për këngëtaren shqiptare do të thotë shumë.

Dua e ka ndarë këtë lajm edhe me ndjekësit e saj në Instagram:

“5 nominime për BritAwards!!!Si është e mundur kjo!!! 2018 vazhdojmë”, ka shkruar ajo dhe i ka bërë thirrje të gjithëve të votojnë videon e saj si videon më të mirë pasi kjo është një kategori që kemi mundësi të votojmë të gjithë. /Blitz.al/

 

Shperndaje