Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër sherr për Justin Bieber. Ja me kë është zënë këtë herë

Një tjetër sherr për Justin Bieber. Ja me kë është zënë këtë herë
June 15
12:56 2016

Sherret dhe zënkat nuk paskan të mbaruar për Justin Bieber!

Ai ka postuar një foto para pak orësh, nën të cilën shkruhet: “Portali online HollywoodLife është i pavërtetë dhe lëndon me lajmet e tij. Le ta bllokojmë dhe të bëjmë një peticion për ta mbyllur! Go!”

Justin nuk është mjaftuar me kaq, por i ka bërë edhe një përshkrim fotos: “Le ta bllokojmë e ta‘shkatërrojmë këtë portal plehrë”.

Arsyet se pse Justin i ka “shpallur luftë” portalit nuk janë të bërë të ditura as nga Justin e as nga përfaqësuesit e tij, por fakti që shumica e artikujve të këtij portali janë për Justin-in dhe Selena-n na bën të nënkuptojmë se HollywoodLife mund të ketë abuzuar me artikujt për ish-çiftin.

Për më tepër nga kjo histori, jemi të sigurt se  Justin do të na tregojë në ditët në vijim.

Let’s spam and petition to shut this garbage website down

A photo posted by Justin Bieber (@justinbieber) on

Etiketimet
Shperndaje