Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër lajm i pabesueshëm nga Marc Anthony. Pas puthjes me J.Lo vendos të… ndahet!

Një tjetër lajm i pabesueshëm nga Marc Anthony. Pas puthjes me J.Lo vendos të… ndahet!
November 19
09:55 2016

Duket se surprizat nga Marc Anthony nuk kanë të mbaruar. Ditën e djeshme, të gjitha mediat shkruan për puthjen e famshme të tij me ish-bashkëshorten, Jennifer Lopez, ndërsa sot një tjetër lajm i papritur vjen prej tij. Këngëtari i njohur është ndarë nga bashkëshortja, Shannon De Lima.  Një burim ka konfirmuar për E! online se çifti është ndarë pas dy vitesh martesë. Ata u martuan  në vitin 2014 në një ceremoni private në Republikën Domenikane. Çifti filloi të dilte në vitin 2012, rreth 5 muaj pasi këngëtari ishte ndarë nga bashkëshortja Jennifer Lopez, me të cilën ka qenë i martuar për rreth 7 vite. Gjithçka filloi të merrte një rrjedhë tjetër në jetën e këngëtarit kur ai e quajti Shannon  “Statujën e tij të Lirisë” në një shkrim në Facebook, ndërsa ajo “bashkëshortin më të mirë në botë”.

Megjithatë, tashmë ata nuk janë bashkë. Duhet të themi se kjo është martesa e tretë e Anthony-t. Në vitin 1993 ai u martua me Miss Universe Dayanara Torres dhe më pas me J.Lo, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Nëse do t’i riktheheshim puthjes së djeshme të çiftit, tashmë mund të themi se të dy janë vetëm.  Mos ndoshta projektet e muzikës do t’i bashkojnë edhe në aspekte të tjera? Kjo mbetet për t’u parë./Blitz.al/

marc-and-jenni

Komento
Shperndaje