Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër këngëtar shqiptar do të bëhet baba

April 23
18:51 2016

endrikuu

Ish-anëtari i grupit LYNX, Endrik Beba, ka vendosur t’i japë fund beqarisë këtë verë. Fillimisht u habitëm pak nga ky lajm, duke qenë se Endriku është ende i ri, por edhe për faktin që nuk ka shumë kohë që është në një lidhje me partneren e tij.

Por sot vijmë me një tjetër lajm, akoma edhe më të bukur. Nga disa burime pranë këngëtarit, kemi mësuar se Endriku do të bëhet baba. Edhe pse vetë këngëtari nuk preferon të flasë për mediat, të afërm të tij kanë konfirmuar që partnerja e tij është në muajt e parë të shtatzënisë dhe se çifti është shumë i lumtur për këtë pritje të ëmbël. Mendojmë se kjo është arsyeja që çifti ka vendosur të përshpejtojë dasmën. Urime nga Blitz.al!

 

Etiketimet
Shperndaje