Një tjetër ish-banore e “Big Brother” në pritje të ëmbël…

August 29
17:54
2017
Së fundmi, disa ish-banore të “Big Brother” kanë dhënë lajmin e gëzuar se do të bëhen nëna. Rikujtojmë këtu Klaudian dhe Jonën, por listës së nënave të reja i shtohet edhe një tjetër ish-banore.
Ajo është ish-banorja e “Big Brother 5”, Gerta Matohiti ose e njohur ndryshe si Geri. Vetëm pak më parë, Geri ka publikuar në Facebook një foto të barkut të saj duke dhënë lajmin se është në pritje të ëmbël.
Nuk e dimë nëse është në pritje të një vajzë apo djali, pasi emoji që ka përdorur ish-banorja është zemra blu që na bën të mendojmë se është djalë.
Gjithsesi, çfarë do që të jetë bebja, ne i urojmë Gerit shtatzëni të mbarë!/Blitz.al/