Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër dasmë VIP: Besniku i “NRG Band” i jep fund beqarisë

Një tjetër dasmë VIP: Besniku i “NRG Band” i jep fund beqarisë
October 01
11:13 2017

Padyshim që ky do të mbahet mend si viti i dasmave VIP. Duket se të gjithë personazhet e njohur shqiptare e që prej vitesh kanë një marrëdhënie të konsoliduar me partnerët e tyre respektivë, e kanë parë vitin 2017 si idealin për t’i dhënë fund beqarisë.

Përveç stilistit Valdrin Sahiti i cili realizoi një dasmë private dhe shumë lulsoze në Los Angeles, ka qenë këngëtari i njohur Besnik Qata i cili së bashku me partneren e tij Lolita kanë lidhur dashurinë e tyre në martesë.

Ndryshe nga dasmat e tjera VIP, Besniku nuk kërkoi diçka shumë pompoze e me famë mediatike por ju përshtat më shumti traditave shqiptare në një dasmë tradicionale mes familjarëve dhe kolegëve të tij. Labinot Gashi, Rozana Radi, Shkurte Gashi ishin disa prej personazheve të njohur të ftuar në dasmë.

Prej tyre kemi ‘vjedhur’ dhe disa momente romantike të çiftit të ri, nga postimet në rrjete sociale.

Besniku, siç ai di më së miri i ka kënduar edhe një këngë partneres së tij të zemrës gjatë dasmës.

Jetë të lumtur Besnik dhe Lolita!

Komento
Shperndaje