Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër çift braktis Dance With Me, një javë para finales!

Një tjetër çift braktis Dance With Me, një javë para finales!
December 11
20:44 2017

 

 

Vetëm një javë na ndan nga finalja e madhe e “Dance With Me”, pas një sezoni të mbushur me surpriza.

Pas dy largimeve të bujshme të Fiori Dardhës dhe Xhenit e Benardit, një tjetër çift ka lënë garën.

Bëhet fjalë për Mehdi Malkajn dhe Aurela Hoxhën!

Pas 2 javëve i dëmtuar në gju, Mehdiu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila e ka detyruar të heqë dorë nga gara. Bashkë me të është larguar edhe partnerja e tij, Aurela.

Të dy kanë dërguar një videomesazh ku falenderojnë produksionin dhe publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

Edhe pse në pak kohë në konkurrim, Aurela dhe Mehdiu arritën të çojnë në shtëpi 2 kupa.

Ne mund të themi vetëm: “Shërim të shpejtë Mehdi!”. /Blitz.al/

Shperndaje