Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër bukuroshe shqiptare akuzohet se ka kopjuar Kim Kardashian. Ja si përgjigjet ajo…

September 18
22:16 2016

aurela

Vazhdojnë “akuzat” ndaj bukurosheve shqiptare se kopjojnë stilin e veshjes së personazheve më të famshëm të huaj.

Pas Nora Istrefit, ajo që është vënë në shënjestër ditën e sotme ka qenë edhe Aurela Hoxha.

Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram nga pushimet që duket se nuk mbarojnë kurrë, krahas komplimenteve për look-un e saj, Aurela ka marrë edhe një koment, ku shkruhet:

“Sa mirë që dy ditë përpara Kim doli me këtë look… dhe sa shpejt u kopjua!”

Nuk ka nguruar aspak bukuroshja t’i kthejë përgjigje komentueses, duke i shkruar se në fakt veshja në foto i përket 2 ditëve më parë, pikërisht në ditën që edhe Kim Kardashian e kishte veshur.

“Në fakt, po të kishe qenë e vëmendshme me historitë që publikoj këtu sipër në Instagram, do kishe parë që kjo veshje është para 2 netësh, koincidencë me Kim!” – kundërpërgjigjet Aurela, për të treguar se nuk ka kopjuar asgjë, por në të vërtetë ka qenë një koincidencë… e bukur mund të themi! /Blitz.al/

A photo posted by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Shperndaje