Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër anëtare e familjes Knowles publikon album

September 28
18:34 2016

Solange

 

Pas shumë vitesh mungesë, Solange Knowles më në fund ka vendosur të rikthehet me një album muzikor.

“Një projekt mbi identitetin, fuqizimin, pavarësinë dhe shërimin”, – kështu e ka quajtur Knowles albumin  e saj që pritet të publikohet më 30 shtator, këtë të premte.

Ky album titullohet “A Seat at the Table” dhe është shkruar nga vetë Solange në bashkëpunim me disa artistë si Lil’ Wayne, Q-Tip, The Dream dhe ish-anëtaren e Destiny’s Child, Kelly Rowland.

Ajo e kishte lajmëruar më parë në një postim në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte përfunduar albumin e saj pas 3 vjetësh dhe se nuk ka lejuar askënd të shkruajë përveç saj: “Mos lër asnjë tjetër, KURRË, të shkruajnë historinë tënde. Vetëm ti ke mundësinë dhe fjalët për të shkruar tregimin tënd”.

Ky është albumi i parë i motrës së Beyonce-s, pas “True” në vitin 2012. Mesa duket, ky do të jetë viti i motrave Knowles, Beyonce dhe Solange. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje