Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një tjetër anëtar i familjes së Celine Dion është diagnostikuar me kancer

Një tjetër anëtar i familjes së Celine Dion është diagnostikuar me kancer
August 23
12:55 2016

Një tjetër anëtar i familjes së këngëtares Celine Dion është prekur nga sëmundja e kancerit. Në fillim të këtij viti, Celine Dion humbi bashkëshortin René Angélil  i cili ndërroi jetë pas një lufte të gjatë me kancerin. Dy ditë pas humbjes së bashkëshortit vëllai i saj u diagnostikua me këtë sëmundje të rëndë  dhe sërish thuhet se një tjetër anëtar i familjes është prekur nga kanceri.

Sipas WENN.com  Claudette motra e Dion ka treguar se  bashkëshorti i motrës tjetër Liette, Guy Poirier është duke marrë trajtime pasi është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit  që tashmë është përhapur në mushkëri, tru dhe kocka. Ai po trajtohet në Maison Adhemar-Dion, një ambjent kurues në emër të babait të këngëtares i cili ndërroi jetë në vitin 2003 si pasojë e kancerit të kockave.

“ Motra ime dhe bashkëshorti i saj ndodhen tani në Maison Adhemar-Dion dhe janë të vetdijshëm për situatën. Të dy janë të fortë. Punonjësit e Maison janë engjëj dhe janë duke u kujdesur për të.”-është shprehur Claudette.

Celione Dion është duke bërë përpjekjet e saj  për tu rikthyer në karrierën muzikore  dhe ka treguar se  është e fortë pas humbjeve që pësoi.

“Ndihem e plotësuar, sepse kisha pranë njeriun më të mirë. Ai më dha aq shumë dije, më dha tre fëmijë të mrekullueshme dhe unë e  shoh çdo ditë tek ata praninë e tij.”-ka thënë  këngëtarja për Montreal Gazette./Blitz.al/

Shperndaje