Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një stuhi në jetën e tyre, Kylie Jenner tregon si zgjodhi emrin për vajzën e saj

Një stuhi në jetën e tyre, Kylie Jenner tregon si zgjodhi emrin për vajzën e saj
March 13
17:46 2019

Të qenit një nënë është bërë tashmë “aktiviteti” i preferuar i Kylie Jenner. Ajo e shfaq dhe në postimet e saj dashurinë për të bijën, por së fundmi na ka treguar një detaj që gjithnjë ka pasur interes.

Stormie… pse zgjodhi këtë emër për të?

“E ndieja gjithë kohën. Më duket sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Pak a shumë, doja dhe kërkoja emra, dhe pashë Storm dhe më pëlqeu vërtetë. Por doja që ajo të kishte në fund një “ie” si unë, Kylie dhe Stormie. Pra kështu ndodhi në fillim, dhe pastaj e thërrisja Stormie kur isha shtatzënë dhe i flisja. Dhe gjithnjë ndihesha mirë. Kisha dhe një emër që më pëlqente- në fakt kisha 2 emra të tjerë që sinqerisht më pëlqenin më shumë se Stormi, por kur ajo lindi m’u duk sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Dhe thjesht nuk imagjinoja dot asnjë emër tjetër përveç Stormie.”- ka treguar ajo në një live të bërë në Instagram.

Dhe disa kohë më parë në një tjetër intervistë, ajo ka treguar se ka qenë Travis, pra i ati, që ka insistuar për këtë emër.

Për ata që nuk e dinë, “Storm” në shqip nënkupton stuhi, dhe pak a shumë shpjegon gjithçka që ndodh në familjen Kardashian- Jenner. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje