Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një status për borën inatos keqazi Bleona Qeretin! Këngëtarja shpërthen në të shara

Një status për borën inatos keqazi Bleona Qeretin! Këngëtarja shpërthen në të shara
January 12
10:39 2017

Bleona Qereti është një ndër personazhet më të komentuara të showbiz-it. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, por duket se një llogari në Twitter e hapur në emrin e saj e ka inatosur së tepërmi këngëtaren, aq sa ajo të shpërthejë me fjalë të ashpra kundër personave që shkruajnë në emër të saj përmes kësaj llogarie. Jo rrallëherë ndodh që llogaritë false të VIP-ave të bëjnë që këta të fundit të acarohen. Duket se bora pas kaq vitesh në Tiranë është bërë shkak i shpërthimit të këngëtares. Bleona ka përdorur një fjalor që nuk e ka kursyer edhe më herët në daljet e saj në publik për të gjithë ata që “i bien në qafë”.

“Herën e fundit që ra borë në Tiranë isha e virgjër”,- shkruhet në postimin në Twitter nga një llogari false, por që mban emrin e këngëtares.

Bleona ka komentuar menjëherë duke shkruar se kjo nuk është llogaria e saj, bëhet fjalë për një montazh, në mënyrë që gjithçka të ngjante sa më e vërtetë. Nuk ka vonuar dhe këngëtarja e ka bërë me dije këtë edhe për ndjekësit e Instagram-it duke u shprehur:

bleonaaa

Shperndaje