Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shqiptare, pretendente kryesore për Grammy Awards 2017

October 14
17:50 2016

bebe-rexha-images

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy është shumë muaj larg (shkurt 2017) , por në tavolinat e pjesëtarëve të Akademisë Muzikore kanë mbërritur emrat pretendentë për trofetë e arta.

Burime të brendshme nga Akademia e Grammy-t kanë treguar për site të ndryshme amerikane se emrat kryesorë janë Adele, Beyonce, Rihanna, Kanye West, Chance the Repper, Justin Bieber, Kendrick Lamar  e ndër emrat e përmendur është ai e Bebe Rexha-s.

Bëhet fjalë për kategorinë “Best New Artist”, ku nominohen emrat e rinj më të mirë gjatë gjithë vitit.

Ky vit ka qenë i suksesshëm për Bebe-n, duke nisur që nga bashkëpunimi me Nicki Minaj, “No Broken Hearts” e deri tek bashkëpunimi me Martin Garrix, “In The Name of Love”. Përveç këngëve, shqiptarja është bërë pjesë e shumë evenimenteve muzikore të rëndësishme në botë, si MTV Video Music Awards 2016, Billboard Awards etj., kurse ditën e nesërme pritet të performojë në koncertin e bamirësisë së TIDAL, përkrah emrave të njohur si Beyonce, Alicia Keys, Nicki Minaj, Lauryn Hill, Common, Emeli Sande e shumë të tjerë.

“Best New Artist” pritet të vërë përballë Bebe-s, Shawn Mendes, Rachel Platten, Charlie Puth dhe Twenty One Pilots.

Nëse kjo bëhet realitet, atëherë Bebe është shqiptarja e parë që nominohet në një ceremoni kaq të rëndësishme si Grammy Awards, ku edhe nominimi është fitore. /Blitz.al/

Shperndaje