Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shqiptare në pasarelën e Zyrihut

October 04
12:22 2016

Adrola

Ajo është konsideruar vazhdimisht si një nga femrat më të bukura shqiptare dhe shpesh është shfaqur në kopertinat e shumë revistave të njohura në vend e jo vetëm. Po flasim për Adrola Dushin.

Këtë herë, bukuroshja 26-vjeçare ka lënë pas Milano dhe Paris Fashion Week dhe është shfaqur në Zyrih, Zvicër, duke sfiluar për Zoe Karssen. Kjo na është bërë e ditur nga vetë modelja me një video në Instagram, ku shfaqet duke parakaluar në pasarelë dhe shkruan: “Ec shqipe!”.

Kjo nuk është hera e parë që Adrola sfilon në një pasarelë të huaj, pasi pak muaj më parë ajo u shfaq në javën New York-eze të modës, në sfilatën e Sherri Hill. /Blitz.al/

#ecshqipe 😂🙌🏼

A video posted by Adrola Dushi (@adroladushi) on

Shperndaje