Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një shqiptare në kopertinën e “Washington Life”!

September 30
10:33 2016

Zakonisht jemi mësuar që në shumicën e rasteve të jenë përfaqësues së botës së artit ata që zënë kopertinat e revistave, qofshin këto kombëtare apo ndërkombëtare.

Mirëpo, këtë herë duket se janë thyer tabu, pasi vajza shqiptare që ka dalë në kopertinën e “Washington Life” është ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Jam shumë e nderuar që këtë vit revista “Jeta në Uashington” më ka përzgjedhur mua për kopertinën e saj”, – ka thënë Çitaku, ndërkohë që ajo shfaqet e veshur klasike dhe sport në të njëjtën kohë, me këmishë të bardhë dhe pantallona të gjera ngjyrë “nude”.

Ambasadorja ka përfaqësuar shtetin kosovar edhe në takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe gjithashtu ka qenë ministre e Integrimit për disa vite në Kosovë. Karriera e saj politike, por edhe arritjet personale, e kanë bërë të ngjitet lart e të njihet dhe vlerësohet edhe ndërkombëtarisht. /Blitz.al/

14441225-10153820072972414-6181467831186360799-n

 

Komento
Shperndaje