Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një “shampanjë” nga Beyonce dhe Jay Z

August 06
18:53 2016

Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 muaj nga publikimi i “Lemonade”, Beyonce nuk di të “frenojë”.

Burime pranë artistes deklarojnë se albumi i përbashkët Beyonce-Jay Z është gati për publikim më shpejt seç e prisnim.

Një nga producentët e çiftit Knowles-Carter, David GrapeJuice, ka shkruar një seri statusesh në Twitter, ku bën të ditur se ka dëgjuar albumin e ri, por nuk është gati të thotë datën e publikimit.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë të ditur se albumi i çiftit titullohet “Champagne” (Shampanjë) dhe do të publikohet gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve MTV Video Music Awards 2016, më 28 gusht.

Pritet të jetë një tjetër album vizual nga Bey dhe do të qartësojë të gjitha çështjet e “Lemonade”.

Epo, më në fund do të mësojmë se kush është Becky në të vërtetë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje