Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një sakrificë që nuk mund ta bënte kushdo. Gjyshja shiti shtëpinë për të larë kredinë e mbesës të burrit

Një sakrificë që nuk mund ta bënte kushdo. Gjyshja shiti shtëpinë për të larë kredinë e mbesës të burrit
February 11
17:05 2018

Në rubrikën  “Ka një mesazh për ty” te “E diela shqiptare”, ishte protagoniste gjyshe Tahire e cila kishte bërë shumë sakrifica për familjen e bashkëshortit të saj. Ajo ishte thirrur në studio nga mbesa e saj Erjona me të cilën jetonte, për t’i treguar që ajo është shumë e vlerësuar për sakrificat e bëra dhe gjithë dashurinë që i kishte dhënë gjatë gjithë jetës. Erjona sapo ka mbërritur në studio ka treuar historinë e saj dhe ndihmën që i ka dhënë gjyshja.

“Gjyshi im ka qenë i martuar para 55 vjetësh, i vdes gruaja nga një fatkeqësi. Kështu që vendos të martohet, me gjyshe Tahirenë. Ajo nuk bëri fëmijë me gjyshin sepse thoshte nuk dua që të duket sikur po bëj diferencime, më mirë të rris fëmijët e burrit. Erdhi momenti dhe vdiq gjyshi, gjyshja ngeli vetëm sepse pesë fëmijët e gjyshit nuk kujdeseshin fare për gjyshen.

Megjithatë mami im edhe sot e kësaj ditë ka marrëdhënie shumë të mira me gjyshen. Mua më kishin pikë të dobët bashke më gjyshin. Unë bashkë me tim shoq e ndihmonim gjyshen shumë, mua dhe tim shoq Besnikun gjyshi na kishte lënë trashëgimtarë të shtëpisë. Ne vendosëm që kur të vdiste gjyshja të bëhej ç’të bëhej sepse nga ana financiare ishim shumë mirë. Por ne që të jetonim veç kunatit dhe kunatës, menduam të merrnin një kredi për të blerë një shpi. Kredinë filluam ta shlyenim me rrogën e tim shoq dhe jetonim për bukuri. Por para katër vjetësh, ma pushojnë nga puna, i bëjnë një padrejtësi. Ne të gjithë u bëmë shumë keq, unë bashkë me tim shoq, gocat kishin shumë shpenzime. Gjyshja na shikonte që vuanim por s’kishte ç’të bënte. Arritëm deri në atë pikë sa shtëpinë do ta konfiskonte banka

Por gjyshja shiti shtëpinë e saj dhe Erdhi të jetonte me ne. Megjithaë ne u rregulluam, kredia u shlye”- ka rrëfyer Erjona.

Edhe gjyshja në anën tjetër është shprehur shumë e kënaqur për kujdesin që mbesa ka për të si dhe për surprizën që ajo dhe vajzat e saj i kanë bërë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje