Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një reagim ndryshe i Olti Currit, “fajin” e ka Elvana!

Një reagim ndryshe i Olti Currit, “fajin” e ka Elvana!
October 26
14:03 2016

Olti Curri është ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale dhe shpesh ai i përdor ato për të shprehur kritikat e ndryshme mbi ngjarje të përditshmërisë apo dhe personazhe të showbiz-it. Rrallëherë ndodh, për të mos thënë asnjëherë, që Olti Curri të shkruajë komplimente për artistët apo t’i përgëzojë ata në faqet e tij të Instagram-it dhe Facebook-ut. Por ditën e sotme moderatori dhe opinionisti ka bërë një përjashtim. Në një status të gjatë e plot fjalë të mira, Olti ka shprehur konsideratë të veçantë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila, ashtu si dhe ai shkruan, gëzon respekt prej tij.

Ky status ka ardhur pas një fotoje të postuar në Instagram-in e Oltit, ku shfaqej një lopë e lyer në ngjyrë lejla, njësoj si titulli i këngës së Elvana Gjatës, publikuar dy ditë më parë. Fansat i kanë shkruar se ai është duke ironizuar pikërisht këngëtaren e njohur, ndërkohë Olti ka zgjedhur t’u përgjigjet komenteve përmes  një statusi të gjatë, duke treguar dhe konsideratën që ai ka për Elvanën. Olti është shprehur se është në natyrën e tij të ngacmojë, por vlerat e këngëtares nuk i ul asnjë lloj postimi.

Moderatori shkruan se Elvana Gjata është e para këngëtare që e ka përgëzuar për tekstet që ai shkruan, gjë që shpesh, sipas tij, kanë harruar ta bëjnë edhe miqtë e tij më të ngushtë.

“Për këtë vajzë që publiku e njeh shumë mirë, ndërsa ne që e njohim edhe nga afër, unë kam vetëm respekt. Vetëm respekt mund të kesh për një artiste kaq të përkushtuar dhe punëtore sa @elvanagjataaaa. Nëse nuk më keni njohur akoma (kaq i shfaqur sa jam në media sociale) që më pëlqen të ngacmoj dhe ngacmohem për të thyer monotoninë dhe atë mirësinë false, keni humbur shumë dhe nuk ju ndihmoj dot.
Nuk ka postim që mund të ulë vlerat e një artisteje që e dua fort dhe që, ndryshe nga shumë kolegë në këtë biznes, është e para që më përgëzon për tekstet e këngëve që shkruaj, gjë që shpesh harrojnë ta bëjnë edhe këngëtarë miq shumë të ngushtë.
Qeshni, buzëqeshni, argëtohuni, merreni jetën jo shumë seriozisht, se do kemi rast të marrim vdekjen me shumë seriozitet! Love u”,- shkruan Olti Curri në Instagram. /Blitz.al/

Per kete vajze qe publiku e njeh shume mire, ndersa ne qe e njohim edhe nga afer, une kam vetem respekt. Vetem respekt mund te kesh per nje artiste kaq te perkushtuar dhe punetore sa @elvanagjataaaa . Nese nuk me keni njohur akoma (kaq i shfaqur sa jam ne social media) qe me peqen te mgacomoj dhe ngacmohem per te thyer monotonine dhe ate miresine fallco, keni humbur shume dhe nuk ju ndihmoj dot. Nuk ka postim qe mund te ule vlerat e nje artiste qe e dua fort, dhe qe ndryshe nga shume kolege ne kete biznes, eshte e para qe me pergezon per tekstet e kengeve qe shkruaj, gje qe shpesh harrojne ta bejne edhe kengetare miq shume te ngushte. Qeshni, buzeqeshni, argetohuni, merreni jeten jo shume seriozisht, se do kemi rast te marrim vdekjen me shume seriozitet. Love u 💜

A photo posted by Olti Curri (@olticurri) on

💜

A photo posted by Olti Curri (@olticurri) on

Komento
Shperndaje