Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një qytet në SHBA po feston Krishtlindjet në muajin shtator për një arsye që do t’ju bëjë të lotoni

Një qytet në SHBA po feston Krishtlindjet në muajin shtator për një arsye që do t’ju bëjë të lotoni
September 14
16:25 2018

Në Cininnati të SHBA-ve është gjithçka gati për të festuar krishlindjet. Pemët janë zbukuruar me topa të të gjitha ngjyrave e rrugët janë mbushur me drita. Nuk ka rëndësi nëse është shtator dhe se sa javë duhen deri në 25 dhjetor. Brody Allen nuk ka shumë kohë. Vogëlushit dy vjeçar i kanë dhënë  vetëm një muaj jetë pasi vuan nga sëmundja e kancerit.  Prandaj i gjithë qyteti ka vendosur ti paraprijë festave dhe shumë prej tyre i kanë dërguar kartolina, dhurata në mënyrë që fëmija të mund të shijojë ndoshta edhe për herë të fundit magjinë e Krishtlindjes.

“Brody nuk e kupton ashpërsinë e sëmundjes, ai është shumë i vogël dhe është i lumtur duke shijuar ditët  e fundit të jetës së tij” – u shpreh babai. Në muajin gusht mjekët e diagnostifikuan me kancer të trurit dhe një tjetër në shpinë. Ata i dhanë vetëm dy muaj jetë dhe që atëherë familja është angazhuar për t’ja bërë çdo ditë të veçantë dhe të kenë kujtimet e tyre.

Prindërit menduan të festojnë përpara kohe  Krishtlindjen me vogëlushin e tyre dhe kur fqinjët dëgjuan planet e tyre vendosën që të merrnin pjesë e madje i zbukuruan edhe shtëpinë. I gjithë qyteti është përfshirë në këtë “festim” duke shkëmbyer dhurata dhe duke bërë që Brody të ndjejë më të vërtetë atmosferën e Krishtëlindjeve. Askush nuk e di se sa kohë ka mbetur ekzaktësisht për fëmijën, mund të jetë çështje ditësh ose muajsh. Familja gjithsesi ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në lidhje me trajtimet që Brody ka nevojë këto kohë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje