Një nga këngëtaret më të famshme të momentit paditet nga një punonjëse e postës

Mund ta njihni Lizzo-n si artistja që ka realizuar këtë këngë, që me siguri e dëgjoni gjithandej kohët e fundit:
Dhe këtë tjetrën:
Por ndërsa fama dhe suksesi i saj momental janë vetëm në ngjitje, artistja është përballur me disa situate të vështira kohët e fundit, më saktësisht muajt e fundit. Fillimisht një përdorues i thjeshtë i Twitter-it e akuzoi se fjalët hit të këngës “Truth Hurst”(kënga e parë më lartë) i kishte vjedhur nga profili i tij në këtë rrjet social. Dhe sapo filloi që e gjitha zhurma që u krijua si pasojë e ktyrë akuzave të qetësohej, Lizzo po përballet me një tjetër situatë.
Në shtator ajo u përball me shumë kritika, pasi postoi foton dhe identitetin e një punonjëse të shërbimit të postës “Postmates” në Twitter, dhe u shpreh se ajo i kishte vjedhur ushqimin. Postimi tani është i fshirë megjithatë dihet që shkroi këto fjalë: “Hey @Postmates ,Tiffany W vodhi ushqimin tim, është me fat që nuk zihem më me njerëzit.”
Hi! We’re sorry to hear you’ve had a less than satisfactory experience on our app. Would you mind DM’ing the email address linked to your account, so we can look further into this for you?
— Postmates Support (@Postmates_Help) September 17, 2019
Postmates i kërkoi falje publikisht këngëtares dhe arritën që këtë ngjarje ta zgjidhin në mënyrë private. Lizzo gjithashtu kërkoi një falje formale vazjës që i publikoi foton dhe të dhënat personale, por kjo e fundit duket se nuk do t’i lërë gjërat të shkojnë kaq lehtë. Sipas disa letrave gjyqësore të siguruara nga TMZ, Tiffany W (po citojmë) i është shkatërruar jeta nga postimi që Lizzo ka bërë në shtator dhe ajo ka marrë shumë kërcënime për jetën dhe nuk ndihet aspak e sigurtë. Madje, Tiffany është duke vuajtur nga stresi dhe ankthi, të gjitha të krijuara nga ky incident. Gjithashtu ajo humbi dhe punën tek shërbimi postar.
Kështu që këngëtarja është duke u përballur me një akuzë të vërtetë, jo Twitter-i, në gjykatë dhe se si do të shkojë e gjithë ngjarja, nuk e dimë. Presim të dëgjojmë nga Lizzo dhe avokatët e saj. Kini kujdes për kë shkruani në rrjetet sociale, edhe nëse ju vjedhin ushqimin! /Blitz.al/