Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një nga asetet e Tom Hiddleston fiton një çmim tepër “prestigjioz”

Një nga asetet e Tom Hiddleston fiton një çmim tepër “prestigjioz”
July 31
17:17 2016

 

I dashuri më i fundit i Taylor Swift sapo ka çuar në shtëpi një çmim sa të çuditshëm, aq edhe “prestigjioz”.

Nuk është “Oscar”, as “Emmy”, por “Fundshpina e vitit”.

Ky çmim është dhënë nga një website, me të njëjtin emër, me arsyetimin se në “The Night Manager”, Tom tregoi një fundshpinë tepër të tonifikuar dhe që i përmbushte kriteret për çmimin.

Ky çmimi jepet vetëm për britanikët ose për personat që jetojnë në Britani, prandaj qetësohuni.

Nuk e kemi idenë sa i lumtur mund të jetë Tom për këtë çmim, por Taylor Swift duhet të jetë patjetër shumë e lumtur.

Komento
Shperndaje