Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një ndër më të suksesshmet, supermodelja e njohur tregon për largimin nga “Victoria’s Secret”

Një ndër më të suksesshmet, supermodelja e njohur tregon për largimin nga “Victoria’s Secret”
November 08
16:18 2018

Gisele Bundchen është një ndër supermodelet më të mira, që ka shkëlqyer gjithnjë në pasarelat e “Victoria’s Secret Show”. Lajmi që ajo do të largohej në 2006, erdhi i papritur dhe ajo ka folur për këtë temë së fundmi në librin e saj. Ajo hoqi dorë nga kompania, edhe pse 80% e pagës së saj vinte vetëm nga ky aktivitet.

“Për pesë vitet e para, ndihesha rehat duke modeluar me të brendshme, por sa më shumë kalonte koha, ndihesha më pak e qetë kur fotografohesha në pasarela veshur thjesht me bikini ose të brendshme. Më jepni një bisht, pelerinë, krahë—ju lutem, cfarëdo që të ishte vetëm që të mbulohesha sado pak.”- është shprehur ajo.

Pjesë e “Victoria’s Secret” që në moshën 19 vjeçare, ajo ishte shumë e lodhur nga udhëtimet, hapjet e dyqaneve, setet fotografike komerciale.

“Isha shumë mirënjohëse për mundësine dhe sigurimin financiar që kompania më jepte, por isha në një tjetër vend në jetë, dhe nuk isha e sigurt nëse doja të vazhdoja të punoja aty. Mora dy copëza të vogla letre (me fjalët “po” dhe “jo” në to) dhe i vendosa në një filxhan bosh. Mbylla sytë dhe vendosa një qëllim: cilëndo copë letre të zgjidhja do të ishte për më të mirën time dhe do të ishte zgjedhja e duhur.”- ka treguar Gisele për mënyrën se si e mori vendimin.

Si përfundim, zgjodhi “jo” dhe kështu i erdhi fundi kohës së saj në pasarelat e “Victoria’s Secret Show”. Sado e pavullnetshme mund të jetë dukur si zgjedhje, edhe shumë vite më vonë ajo nuk është penduar për këtë vendim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje