Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një mur gjigant në Sarajevë në nder të David Bowie

Një mur gjigant në Sarajevë në nder të David Bowie
May 31
17:37 2016

Muzika dhe arti i David Bowie nuk ka prekur vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka arritur deri në Ballkan, në Bosnje-Hercegovinë.

Një grup artistësh ka realizuar një punim mural 13 metra të lartë dhe 10.5 metra të gjerë në Sarajevë, në nder të artistit.

Ky punim është bërë për të shprehur mirënjohjen ndaj artistit që u nda nga jeta pak muaj më parë dhe që kontribuoi me muzikën e tij për të ndihmuar boshnjakët në luftën e ish-Jugosllavisë.

“Moda ndryshon, por ti do të mbetesh përgjithmonë heroi ynë”, – shkruhet në murin gjigant mbi pikturën e Bowie.

Komento