Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një moment me plot emocione për Nicole Kidman

Një moment me plot emocione për Nicole Kidman
August 22
09:42 2016

Viteve të fundit është folur shumë mbi faktin se Nicole Kidman ka shumë probleme me fëmijët e adoptuar Bella dhe Connor Cruise. Por pavarësisht këtyre fjalëve aktorja është pajtuar me vajzën e saj 23 vjeçare. Në Londër flitet se ka pasur një takim mjaft emocional me lot dhe përqafime mes saj dhe Bellës e cila e ka prezantuar Kidman me të dashurin e saj, me të cilin pritet të martohet.

Nicole dhe ish-bashkëshorti Tom Cruise e kanë adoptuar Bella-n në vitin 1992 dhe më pas u divorcuan në 2001. Në momentin që ata u ndanë vajza ka jetuar me Tom Cruise dhe shpesh ka pasur debate me mamanë.

Pas një shkëptujeje shumë të gjatë, Bella ka surprizuar Nicole duke e ftuar të njohë bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe të harrojnë të gjithë vështirësitë që kanë kaluar. “Gjithnjë kam dashur të krijojë një urë lidhëse me të, sa bukur që këtë herë ajo e ndërtoi vetë” – ka thënë Kidman e emocionuar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje