Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një mesazh privat mes Alban Ramosajt dhe Bebe Rexhës në 2012 tregon shumë për çfarë ka ndodhur tani!

Një mesazh privat mes Alban Ramosajt dhe Bebe Rexhës në 2012 tregon shumë për çfarë ka ndodhur tani!
July 23
08:36 2018

Nëse ka diçka që na bënë ne shqiptarve krenarë është kur këngëtarë me origjinë shqiptare të njohur në botë, kanë komunikim të mirë e të vazhdueshëm më këngëtarët të cilët kanë rritur karrierat e tyre këtu.

Njëjtë, në një postim në Instagram, Alban Ramosaj na ka treguar se si një komunikim privat që ka pasur me Bebe Rexhën në Facebook ka qëlluar të jetë mjaft i veçantë. Përpara 6 vitesh, Ramosaj i ka shkruar Bebe Rexhës se ai ka shumë besim tek ajo dhe e di shumë mirë se një ditë ajo do të listohet ndër të parat në klasifikime. Kjo e fundit ia ka kthyer mesazhin duke i thënë se pikërisht këto mesazhe e bëjnë të punojë edhe më fortë.

Albani e parandjeu suksesin e saj e në fakt Bebe është sot në krye të disa listave ndërkombëtare të muzikës moderne.

Albani bën mirë të na tregojë ndonjë parashikim ndeshjesh tani, se “ia thotë” mirë kësaj pune mesa duket. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje