Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër dashurie për ditëlindje, Miley Cyrus surprizon bashkëshortin e saj

Një letër dashurie për ditëlindje, Miley Cyrus surprizon bashkëshortin e saj
January 14
16:52 2019

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë çifti që njihen per çdo sfide që kaluan, por në fund triumfuan me dashuri. Pavarësisht se e kanë mbajtur gjithnjë private marrëdhënien e tyre, Miley sot i kaloi paksa “kufijtë”. Liam bën 29 vjeç dhe kjo është një ditë speciale për të. Ajo ka ndarë një video të tyren në Instagram dhe më pas, një letër romantike personale. E ku ka më bukur sesa t’i tregosh të gjithë gjërat që dashuron për të? Lexoni letrën e plotë:

“L, Gëzuar ditëlindjen #1 tim…Kur u takuam, ti ishe 19, tani je 29…
Mendova të ndaja disa nga gjërat e mia të preferuara për personin tim të preferuar në nder të kësaj dite të veçantë. Mënyra se si më sheh mua, mënyra si sheh qentë, derrat, kuajt, macet dhe peshqit tanë. Mënyra si sheh familjen tënde…miqtë…të panjohurit…në jetë. Mënyra si e sheh oqeanin dhe mënyra se si gjithnjë merr kohën tënde. Mënyra se si del jashtë kur të pyes “si është koha?” në vend që thjesht të kontrollosh telefonin…
Pamja në fytyrën tënde kur merr lajme të mira dhe se si i sheh lajmet e këqija. E dashuroj se si gjithnjë i provon gjërat në mënyrën tënde, por nuk je kurrë shumë krenar për të kërkuar ndihmë.(Po, e kam kuptuar dhe kam mbajtur shënime, jam një punë në progres). Mënyra si pikturon, ngjyrat që zgjedh…
I dashuroj çorapet e tua të papastra në tokë sepse kjo do të thotë që JE NË SHTËPI.
E dashuroj kur më prezanton me një grup të ri, në mënyrë që kur të jesh larg t’i dëgjoj dhe të ndihem sikur je këtu.
E dashuroj të shoh “The Sandlot” me ty.
E dashuroj të rri në shtrat natën vonë duke kërkuar për receta të reja, duke fjetur gjumë vetëm që të zgjohemi dhe të gatuajmë mëngjesin bashkë duke pirë një filxhan të nxehtë kafeje (thuajse aq i nxehtë sa ti je)
I dashuroj ato vijat e vogla rrotull syve kur qesh apo shikon diellin…
E dashuroj mënyrën si flasim në gjuhën tonë. Ndonjëherë thjesht me një shikim.
E dashuroj kur rrimë në divan duke ngrënë ushqim kinez kur jemi të pirë nga nata e mëparshme, E dashuroj kur shkojmë në një festë të rastësishme dhe kujtojmë se si të gjithë janë thjesht të shtirur dhe sa me fat që jam që e ndaj jetën me dikë të vërtetë.
E dashuroj mënyrën si gjithnjë dëgjon dhe mënyrën se si kujdesesh…
E dashuroj të kem një partner që të laj dhëmbët dhe kur jam shumë përtace për të krehur flokët.
Unë humb në dashuri madje dhe kur tkurr bluzën time të preferuar në tharje- sepse të kesh një të dashur (oh zot desh harrova që je bashkëshorti im tani) që lan rrobat është pak a shumë gjëja më e mirë në jetë.
E dashuroj të ndaj me ty.
E dashuroj të bëjmë udhëtime të gjata me makinë, ndonjëherë dhe për në askund.
E dashuroj si ulesh dhe më dëgjon kur përgatis një melodi të re në kitarë për orë të tëra…
E dashuroj kur flet me zë të lartë kur lexon një skenar apo libër të ri.
E dashuroj se si mëson dhe rritesh.
E dashuroj të shkruaj këngë për ty në piano.
E dashuroj se si më lë MUA të jem UNË.”
/Blitz.al/

View this post on Instagram

HBD @liamhemsworth ❤️

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

View this post on Instagram

HBD 2 Da Hubz

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Komento
Shperndaje