Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një këngë e Encës për çdo shenjë horoskopi. Po ti cila je?

Një këngë e Encës për çdo shenjë horoskopi. Po ti cila je?
June 17
18:07 2019

Çdo këngë, ka brenda një histori por asnjë prej tyre nuk mund të zhvillohet pa pasur disa detaje ku të bazohet, një dramë apo një dashuri për shembull.

Nëse ka një gjë në të cilën padiskutim gjithësecili prej nesh gjen veten, janë këngët. Fiksohemi me një ritëm pa e kuptuar, na tërheq pafund teksti i një tjetër kënge sikur ta kishim shkruar me duart tona apo memorizojmë lëvizjet e këngëtarit në klip dhe i përvetësojmë ato. Ndoshta ka një arsye përse këngët e një X këngëtari na tërheqin: sepse karakteristikat e shenjës sonë në horoskop përputhen me detajet e këngëve.

Në vijim po ju tregojmë se si 12 këngë të Enca Haxhias përshtaten me shenjat e horoskopit. Ndiq në vazhdim shenjën tënde dhe trego nëse të përshtatet!

Dashi: Bow Down

Motoja e Dashit është: Unë jam!

Ndërmarrës, i guximshëm, impulsiv, kokëfortë, dinamik, energjik… Dashi është të gjitha këto bashkë dhe ka karakteristikën e të qenit në krye të gjithçkaje. Një Dash di si të drejtojë dhe të të “nënshtrojë” madje ndonjëherë ia kalon edhe Luanit. Një Dash mund të të mbush mendjen deri në atë pikë sa të të gjunjëzojë sepse atë nuk e ndal a1sgjë.

Demi: Kujt po i han

Nëse ka një gjë që Demat dinë ta bëjnë shumë mirë është të mos e vrasin fare terezinë për çfarë thuhet vërdallë. Aq sa i dnjeshëm është ndaj personave të afërt aq moskokëcarës është për mushkonjat që qarkullojnë përreth. Nëse do i tregoni një Demi një thashethem idiot ai do t’ua kthejë aq bukur sa edhe ju ka për t’u pëlqyer; ” Edhe çfarë pastaj? Kujt po i han?”

Binjakët: Call me Godess

“Call me Goddess, por ti e ke çelsin për të më ndezur mua”, Binjaku ka kureshtje për të marrë gjithçka dhe jo më kot janë shenjë e dyfishtë. Në fillim duan që t’u afrohesh ti, pastaj duan të jenë ata që t’ju bëjnë ju për vete. Ju kërkojnë t’i quani perëndi dhe pastaj thonë se janë në shërbimin tuaj. Fiks një Binjakë me hënë.

Gaforrja: Dreq

Gaforrja është shenjë që udhëhiqet nga Hëna. Kjo do të thotë se emocionet dhe ndjenjat janë të parat dhe të forta. Duke qenë se janë të ndjeshme, ato nxjerrin një tipar tjetër që nuk e kanë kryesor, por e nxjerrin si vetëmbrojtje. Gaforret janë nostalgjike, qajnë, por sulmojnë edhe shumë fort. Bëhet dreqi që të çon në djall! Po të kapi një Gaforre është e vështirë të të lëshojë. Kjo do të thotë që nganjëherë ia kalojnë edhe Dashëve në sulm dhe bëhen agresivë. Po të kapi një gaforre është e vështirë të të lëshojë.  Bëj kujdes se ndryshe ta tregon Gaforrja qejfin!

Luani: Soul Killa

Energjia e tyre dhe besimi në aftësitë e tyre i bëjnë Luanët veçanërisht tërheqës. Kjo është arsyeja pse është e lehtë për ata që të përfshihen në marrëdhënie të shumëfishta…

Ata gjithmonë e vënë interesin e tyre në vend të parë. Ah po… edhe ia mbushin mendjen vetes se janë ndër personat që thyejnë zemra dhe jo u thyejnë zemrat (me gjasme).

Virgjëresha: Ata nuk e din

Nëse doni të vidhni një bankë apo do organizoni një vjedhje alla “La casa de Papel” ju duhet një sy detajist si ai i një Virgjereshe. Harroni gjithçka dhe lijani në dorë Virgjëreshës dhe do ju analizojë gjithçka në detajet më të vogla. E sigurt që do ju pëshpërisë”: Ata nuk e dinë, po ne e dimë ama!

Peshorja: A po t’pëlqen

“Opps a a a a po t’pëlqen a a a a”! Një peshoreje lajkatare, qejflije, dhe të bukur njëkohësisht i shkon fiks kjo këngë.  Vetëm Peshorja mund të flirtojë kështu dhe sërish të të duket, seksi, sensuale, e ëmbël dhe pak e çmendur, njëkohësisht!

Ps: Enca është Peshore dhe jo më kot kjo ishte kënga që e bëri të famshme!

Akrepi: Dua

Vetëm një Akrep hakmarrës mund të të vërë flakën nëse nuk merr atë që do. Ok, ka shumë gjëra që e karakterizojnë këtë shenjë të horoskopit ama  në këtë këngë Enca është fiks një Akrep “sexy as f*ck” që merr hak duke të të vënë flakën.

Shigjetari: Hajde

Ku ka aheng ka edhe Shigjetar! Më gjej një Shigjetar që nuk kërcen me këtë këngën dhe do e pranoj që kam gabuar në parashikime.

Bricjapi:Ciao


Një Bricjap mund të të dojë por nëse ti e ke lënduar nuk e mendon dy herë për të treguar derën në mënyrën më të mirë të mundshme. Si do thoni ju, duke bërë qejf edhe duke të të thënë : Shiko hallin se unë vetë jam mirë!

Ujori: Balad

E gjeni gjithnjë duke ëndërruar, duke imagjinuar botën perfekte nëse janë marrëzisht të dashuruar. Për ta dashuria është e brishtë, e ëmbël, një baladë jo aq melankolike dhe qaramane por diku në mes.  Përveç kësaj është shenjë inteligjente dhe ka aq takt në thënien e gjërave sa edhe “Shkofsh në Djall” ta thotë duke të ta shpjeguar përse duhet të shkosh.

Peshqit: Love on my body 

Ju jeni nerëz që e dashuroni dashurinë, sa mendoni që pa të nuk do të mund të jetonit. Jeni më të ndjeshmit e zodiakut, ata të cilat e ndjeni dashurinë në çdo qelizë, në shpirt, zemër, trup…

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje