Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një javë pas nisjes, moderatorja largohet nga “E Diell”, ja cila është arsyeja

Një javë pas nisjes, moderatorja largohet nga “E Diell”, ja cila është arsyeja
October 08
09:07 2019

Einxhel Shkira ishte pjesë e emisionit të së dielës në Top Channel që prej sezonit të shkuar, ku përveç të tjerave kishte një rubrikë me sfida të ndryshme. Pra mund të themi që ishte në profiln dhe në zonën e saj të rehatisë në televizion, duke qenë se Einxhelit vetë i pëlqejnë sfidat. Apo jo?

Gjithsesi në sezonin e ri, që “E Diell” e nisi dy javë më parë, Shkira ishte në një tjetër rubrikë në program. Titullohej “Beauty” dhe praktikisht ishte një garë bukurie, ku garonin me njëri-tjetrin 8 parukierë dhe 8 grimierë. Ndjekësve besnikë të emisionit dhe sigurisht mediave rozë i bëri përshtypje që Einxhel ishte e pranishme në këtë rubrikë vetëm javën e parë të “E Diell”, ndërkohë që këtë të dielë mungoi. Dyshimet ishin se ajo ishte larguar dhe nuk ishin fare pa vend sepse rezultoi e vërtetë.

Moderatorja e konfirmoi shkëputjen nga program i njohur për “Anabel”, duke treguar dhe arsyen e largimit.

Të jem e sinqertë, që javën e parë të transmetimit të sezonit të ri të “E Diell” nuk po e gjeja veten në rolin që më kishin caktuar si prezantuese e rubrikës “Beauty”.- shprehet Einxhel dhe vazhdon: “Unë besoj që secila prej nesh në atë program, është zgjedhur të jetë aty për diçka autentike që ajo ofron dhe këtë sezon, për shkak të një ndryshimi strukture dhe koncepti të ri autorial, ndjeva se po e humbj atë çfarë unë mendoj që më karakterizon dhe më dallon, spontanitetin dhe natyralitetin. Me gjithë respektin më të madh që kam për kolege të miat, të cilat ndihen shumë mirë në formate të strukturuara, ku roli i prezantueses është më shumë ai i një përcjellësi të informacionit, unë si natyrë nuk kam lidhje me këtë lloj skeme. Më pëlqen të përfshihem në atë që prezantoj dhe nëse nuk ndihem vetëvetja e kam të vështirë ta vazhdoj. Më vjen keq që e mora këtë vendim një javë pasi kishte filluar programi, po mesa kam parë, mungesa ime nuk kam shkaktuar ndonjë dëm të madh.

Në fund ajo këmbëngul dhe njëherë që largimi ishte vetëm për synimet e saj personale profesionale dhe nuk harron as të falenderojë stafin e programit dhe producentin, Manushin.

 

View this post on Instagram

 

💪🏼Einxhel VS McKresha 👊🏼

A post shared by Eɪɴxʜᴇʟ Sʜᴋɪʀᴀ (@einxhel_shkira) on

Gjithashtu Einxhel thotë se ka pasur oferta që tani për projekte të tjera televizive, megjithatë po merr pak kohë pushim dhe po e vlerëson sic duhet secilën prej tyre. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje