Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një javë pas lindjes, djali i Meghan dhe Prince Harry-t bëhet pjesë e filmave të animuar

Një javë pas lindjes, djali i Meghan dhe Prince Harry-t bëhet pjesë e filmave të animuar
May 14
22:41 2019

Djali i Meghan dhe Harry erdhi në jetë më 6 maj dhe prindërit vendosën ta quajnë Archie Harrison Mountbatten- Windor.
Mes shumë dhuratave që ka marrë si fëmijë mbretëror, me siguri dhurata më e veçantë është ajo që ka marrë nga “Disney”.
Kështu, për të festuar ardhjen në jetë të bebit të dukeshës dhe Prince Harry-t , gjigandi i prodhimeve të filmave të animuar, ka realizuar një video ku protagonist është arushi i famshëm Pooh nga “Winnie The Pooh”.
Në video shfaqet arushi teska mban në dorë një libër blu në dorë dhe drejtohet për tek kështjella Windsor, ndërkohë që në fund shfaqet dhe Meghan dhe Harry ku i dorëzohet libri dhe pranë tyre ndodhet edhe shtrati i vogëlushit në të cilin është gdhendur edhe emri dhe një kurorë .
Kujtojmë që dhurata nuk është pa arsye, pasi Meghan Markle është shprehur më parë se një nga personazhet e saj të preferuar në filmat e animuar është pikërisht arushi “Winnie The Pooh”.

Më poshtë, mund të shijoni gjithë video-dhuratën e Archie:

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje