Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një incident në koncertin e Kanye West

Një incident në koncertin e Kanye West
September 14
12:59 2016

Kanye West ka nisur turneun e tij botëror, “The Saint Pablo World Tour” në fillim të muajit, duke dhënë disa koncerte të mrekullueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai solli edhe një risi në konceptimin e skenës, duke e varur sipër fansave. Një gjë e tillë nuk ishte parë ndonjëherë në turnetë e artistëve të tjerë.

Koncertin e mbrëmshëm ka ndodhur një “incident”, nëse mund ta quajmë kështu.

Njëri nga admiruesit e reperit është përpjekur të hipë në skenë, ndoshta për të takuar Kanye-n ose ndoshta për të bërë një foto me të. I menjëhershëm ka qenë reagimi i West, i cili është përpjekur ta ulë poshtë të riun, jo duke e shtyrë apo duke përdorur forcë, por thjesht duke ia bërë me shenjë që të ulet poshtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje