Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një “i tretë” futet mes Besit dhe Xhensilës

June 29
17:27 2016

...

Picture 1 of 11

Tani që vera sapo ka “zbarkuar” me vapën e saj, personazhet e famshëm të ekranit u janë drejtuar bregdeteve për t’u freskuar. Disa po shijojnë Rivierën Shqiptare, disa bregdetin turk, Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku ekzotizmin afrikan.

Ka qenë vetë Xhensila që nuk ka ngurruar (dhe falë Zotit!) të na mbajë gjatë gjithë kohës të përditësuar me foto e video nga pushimet në kontinentin e nxehtë. Një herë në bregdet, një herë në kopsht zoologjik, një herë në safari e një herë tjetër mbi deve. Por, mesa duket, me këto të fundit Xheni nuk i paska punët edhe aq mirë, jo vetëm për faktin që këngëtares 23-vjeçare nuk i pëlqejnë devetë, por këto të fundit paskan një afeksion ndaj Besit. “Është dashuruar me Besin”, – thotë Xheni në një nga videot e postuara në SnapChat. “Jam xheloze… Ajo gjëja po afrohet më shumë seç duhet. Beso, kujdes zemër!”.

Por, qetësohuni se është alarm fals… deveja është mashkull!

Komento