Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një histori të mbijetuarish! Futbollisti i vogël që synon Gjermaninë

Një histori të mbijetuarish! Futbollisti i vogël që synon Gjermaninë
June 22
13:40 2016

 

7-vjeçari Ahmad që arriti t’i shpëtonte luftës dhe kaosit në Siri, tani shpreson të bëhet një yll i futbollit. I vogli së bashku me të atin që e mbështet shpresojnë se një ditë do të arrijnë që Ahmad të përzgjidhet nga një klub i madh europian.

“Lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo sepse ai është më i miri dhe më i shpejti”, – është shprehur Ahmad për UNHCR. “Unë jam shumë i shpejtë. Ëndrra ime është që një ditë të takoj Ronaldon dhe të luaj me të”,- vijon ai më tej.

Nga ana tjetër, babai i 7-vjeçarit shprehet: “Ne besojmë dhe ëndërrojmë për Gjermaninë. Besojmë se ekipi kombëtar gjerman një ditë do ta marrë Ahmad. Më e mira e futbollit dhe “Euro 2016” kryesisht është se bën bashkë njerëzit. Për 90 minuta, njerëzit janë të gjithë së bashku, pavarësisht ideologjisë, fesë apo kulturës”.

Ëndrra e Ahmad e bëri të atin të pranojë të largohet nga shtëpia e tyre në Jableh, një qytet bregdetar në veri-perëndim të Sirisë. “U largova për Ahmad. Kur nisi lufta e kuptova se nuk do të kishte të ardhme për ne, sidomos për të, në Siri. Duke qenë se ai gëzon një talent të tillë, mendova se ka nevojë për trajtim, mbështetjen e duhur”,- tregon më tej 39-vjeçari Mohammed.

“I ndjek lajmet për Sirinë dhe më dhemb zemra. E di që do të bëhet vullneti i Zotit dhe një ditë Siria do të shërohet. Lutem që gjërat në vendin tim të përmirësohen. Ne ishim në det kur motori i anijes u prish. Mendova se çdo gjë mori fund, por fatmirësisht teksa po u afroheshim brigjeve greke, një tjetër anije më  e madhe na erdhi në ndihmë. Nga Greqia, rrugëtimi ynë vazhdoi në Hungari, Austri, arritëm më pas në kufirin gjerman. Pasi kaluam kufirin, një autobus na çoi deri në Potsdam, një qytet në jugperëndim të Berlinit. Për 15 ditë nuk më zinte gjumi… s’e besoja që kishim arritur të shpëtonim”, – shprehet Mohammed teksa tregon rrugëtimin e tyre. Ai beson se i biri ka lindur për futboll, ka lindur për të luajtur, për të shënuar gola.

Etiketimet
Shperndaje