Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një gjyshe shqiptare pjesë e koleksionit “Dolce&Gabbana”, por nuk është aq e panjohur për ne!

Një gjyshe shqiptare pjesë e koleksionit “Dolce&Gabbana”, por nuk është aq e panjohur për ne!
March 14
19:32 2018

 

Linja e famshme e modës, “Dolce&Gabbana”, po përgatitet për një tjetër koleksion, atë të pranverë-verë 2018.

Edhe këtë koleksion, fotograf do të jetë Endrit Mërtiri, i cili do të shfaqë modelët e tij nga Shqipëria, përfshirë këtu edhe këngëtarin e njohur, Alban Ramosaj.

Përveç Albanit do të jetë edhe një tjetër figurant nga “dinastia” Ramosaj!

Bëhet fjalë për gjyshen e këngëtarit, Have Ramosaj, e cila do të jetë pjesë e këtij koleksioni.

Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e këngëtarit, Antigona e cila në një postim ku shfaqet Albani me gjyshen shkruan: “Mami im dhe djali im në fushatën e Dolce&Gabbana-s”.

Epo, dalëngadalë të gjithë familjarët e Ramosaj-Hadërgjonaj-ve po bëhen pjesë e fushatave të tilla.

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë do të na ofrojnë Albani dhe gjyshja e tij. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje