Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një fushatë vallëzimi nga fansat më të ëmbël që Shakira ka pasur ndonjëherë

Një fushatë vallëzimi nga fansat më të ëmbël që Shakira ka pasur ndonjëherë
August 13
10:35 2016

Shakira është një nga këngëtaret që numëron shumë fansa në botë.

Këngëtarja kolumbiane prej vitesh tashmë në karrierën e saj muzikore numëron suksese të njëpasnjëshme dhe ndjekësit e saj sa vijnë e shtohen. Bashkëpunimi i saj me Carlos Vives është pëlqyer së tepërmi jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga fansat më të lezetshëm të Shakirës, fëmijët. Shakira ndan shpesh me ndjekësit e saj të Instagram-it video të vogëlushëve që kërcejnë hitin e saj. Këngëtarja i ka ftuar prindërit që të ndajnë videot e fëmijëve të tyre me hashtag-un #LaBicicletaKids dhe premtoi që shumë prej tyre do t’i postojë vetë në faqen e saj. Ai që e ka filluar këtë “fushatë” vallëzimi në rrjetet sociale ka qenë miku i bashkëshortit të këngëtares, Ivan Rakitic, i cili shpërndau një video të vajzës së tij teksa  vallëzonte  me këngën e Shakirës.

Ndiqni në vijim disa nga videot e fansave më të ëmbël të këngëtares:

❤️🚲❤️🚲❤️ #Repost @natalia.rincontorres ・・・ #labicicletakids lucciano

A video posted by Shakira (@shakira) on

Komento
Shperndaje