Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një foto të tillë Jonida Maliqi nuk e ka postuar kurrë më parë

Një foto të tillë Jonida Maliqi nuk e ka postuar kurrë më parë
August 30
20:01 2016

Jonida Maliqi nuk dëshiron që të publikojë jetën e saj familjare në rrjetet sociale. Ajo i ka përdorur gjithmonë rrjetet sociale për të prezantuar  punën e saj si këngëtare dhe biznesswomen.

Por këtë herë këngëtarja ka sjellë diçka ndryshe. Jonida ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet partneri dhe djali i saj, gjë që e bën shumë rrallë. Në këtë postim duken duart e çiftit dhe këmba e Danit, një foto e cila nënkupton një familje të lumtur.

Ndjekësit e këngëtares e kanë pëlqyer shumë këtë foto dhe i kanë komentuar duke i uruar të jenë një familje gjithmonë të lumtur./Blitz.al/

joni

Komento
Shperndaje