Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një emision dhe një post i rëndësishëm: Sokol Balla merr në duar drejtimin e News 24?

Një emision dhe një post i rëndësishëm: Sokol Balla merr në duar drejtimin e News 24?
July 19
16:35 2019

Sokol Balla duket se sezonin e ri sërish do të ndryshojë logo televizive. Pas shumë  vitesh në “Top Channel”, ai kaloi në “Vizion Plus”, lëvizje e cila u pasua gjithashtu me një tjetër largim. Por së fundmi është zbuluar ser gazetari i njohur do të ketë një post të rëndësishëm në News 24.

Sipas CCN.al së shpejti gazetari Sokol Balla do të vihet në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Por nuk do të kufizohet vetëm me kaq pasi Balla do të drejtojëgjithashtu edhe një emision politikë në këtë televizion.

Sipas “CCN” gjithçka është përfunduar dhe pritet që drejtimi i televizionit News 24 nga Balla  të sjellë zhvillime të tjera në strukturën e këtij televizioni, ç’ka pritet të konfirmojë zërat e largimit të Ylli Rakipit, me emisionin “Të Paekspozuarit”.

Thuhet se Balla ka njoftuar miqtë e ngushtë për largimin e tij nga Vizion Plus, dhe kalimin në një tjetër televizion, i cili duket se është News 24, ku ai do të jetë drejtor i përgjithshëm por edhe drejtues i emisionit të tij politik. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje